Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hamasi refuzon propozimin e Egjiptit për armëpushim

22:06 / April 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hamasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hamasi ka refuzuar një propozim për armëpushim në Rripin e Gazës të paraqitur nga Egjipti, tha një zyrtar i Hamasit për Al Jazeera Arabic.

Sipas gazetës, Hamasi mori një propozim të ri armëpushimi nga Egjipti por pala egjiptiane thekson se një marrëveshje me Izraelin nuk mund të arrihet nëse grupi palestinez nuk heq armët.

“Delegacioni ynë negociator u befasua që propozimi që përcolli Egjipti përfshinte tekst të qartë mbi çarmatimin e rezistencës (Hamasit)”, tha zyrtari.

“Egjipti na informoi se nuk do të ketë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës pa negociuar çarmatimin e rezistencës”, shtoi zyrtari.

Sipas zyrtarit, Hamasi këmbënguli që çdo marrëveshje armëpushimi duhet të fokusohet në përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza dhe tërheqjen e tij nga enklava palestineze.

Zyrtari shtoi se armët e Hamasit “nuk janë në diskutim”.

Izraeli ka këmbëngulur vazhdimisht se Hamasi duhet të mposhtet dhe të dorëzojë armët për t’i dhënë fund luftës. Zyrtari i lartë i Hamasit shtoi në të njëjtën gazetë se propozimi i Egjiptit përfshin një armëpushim 45-ditor në këmbim të ushqimit dhe nevojave bazë që hyjnë në Gaza .

Vihet re se ushqimi dhe aksesi në çdo ndihmë humanitare janë të nevojshme për palestinezët, pas vendimit të Izraelit për të bllokuar të gjithë ndihmat humanitare për të hyrë në Gaza.

Por Hamasi këmbëngul se lufta në Gaza gjatë së cilës janë vrarë tani më shumë se 50,000 palestinezë duhet të përfundojë.

armepushim egjiptit Hamasi propozimin refuzon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.