Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Kashar-Lekaj lidh veriun e jugun pa kaluar në Tiranë, 40 kantiere e mbi 1000 km rrugë

17:08 / April 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1744728379xbela 1jpg 914
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shpalosi sot para qytetarëve të Fierit hartën infrastrukturore të Shqipërisë. Për të infrastruktura mbetet një nga prioritetet kyçe të qeverisë në rrugëtimin drejt objektivave të “Shqipërisë 2030”. Gjatë aktivitetit “Infrastruktura, arritjet dhe sfidat”, Balluku tha se aktualisht janë hapur 40 kantiere ndërtimi në të gjithë vendin, ndërsa janë ndërtuar apo rehabilituar mbi 1000 kilometra rrugë.

”Infrastruktura është kolona bazë e çdo sektori ekonomik-turizmit, bujqësisë dhe industrisë. Kemi 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin. Kemi bërë një transformim radikal, duke ndërtuar akse rrugore me parametra dhe kritere europiane, këto kantiere përfshijnë vepra arti që studentë të ndërtimit apo arkitekturës mund t’i përdorin si orë mësimorë, përmend këtu tunelin e Murrizit”,-u shpreh Balluku.

Një nga projektet kryesore që theksoi ministrja ishte aksi Kashar-Lekaj, një rrugë e re që lidh veriun me jugun pa kaluar nëpër Tiranë, pjesë e Korridorit Blu – një nga korridoret më të rëndësishme europiane për transportin e mallrave dhe pasagjerëve. Segmenti përfshin 2 tunele, 6 ura dhe 9 nënkalime, dhe pritet të përfundojë brenda afatit të kontratës.

”Në harkun e 2- viteve do të dorëzojmë Thumanë-Milot dhe Milot Balldren. Nga Kashari në Lekaj kemi një gjurmë krejtësisht të re që lidhet me Tiranën, duke krijuar kështu një udhëtim pre 33 kilometrash siç është Korridori Blu me një shpejtë 130 k/orë. Duke i dhënë një akses të gjitha autostradave të Veriut që të lidhen me ato të jugut pa kaluar në kryeqytet. Ky segment është tërësisht i ri. Ne kemi 2 tunele, 6 ura, 5 ura dhe 9 nënkalime. Një vepër infrastrukturore e kompletuar me të gjitha veprat e artit, nuk është e lehtë të. Lekaj-Kashar do të dorëzohet në afat me të gjitha parametrat kryesore siç e parashikon kontrata”, tha Balluku.

Duke folur për aksin Thumanë Milot, Balluku theksoi se ”ky është një projekt i përfunduar, është një kontratë e lidhur, jemi në fazën e mobilimin e kantierit për të nisur direkt punimet”. Për aksin Thumanë-Kashar i cili është një segment i përfunduar, zv.kryeministrja u shpreh se nga 30 qershori e deri më sot kanë kaluar 6.5 milionë automjete. Balluku njoftoi gjithashtu se në dy vitet e ardhshme pritet të përfundojnë projektet Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren, duke e konsideruar këtë një transformim radikal të infrastrukturës shqiptare.

belinda balluku Milot Balldren rrugë Thumanë Milot
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Fundjavë përvëluese me temperatura deri në 41°C, ndryshim i motit në mesjavë me reshje dhe stuhi

18:18 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.