Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vizioni për sportin/ Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin. Transformim i Pallatit të Sportit

17:05 / April 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 16 164923
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin në Shqipërinë 2030, duke u ndalur tek investimet strategjike në këtë sektor, si dhe mbështetjen për sportin dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend. Duke folur mbi infrastrukturën sportive, Rama tha se ka ende nevojë për të bërë shumë akoma, ndërkohë që u ndal te projektet e stadiumeve të reja.

”Për stadiumet kemi çuar para 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit, që tani janë në fazën e garave për partnerin privat”, tha Rama. Kryeministri informoi se të gjitha këto projekte do të zhvillohen si stadiumi kombëtar me partneritet publik-privat.

Po ashtu Rama informoi se ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, i cili po ashtu do të zhvillohet me partneritet privat. Rama bëri të ditur se ka filluar edhe procesi për Pallatin e Sportit, që duhet të transformohet në Pallat Sporti që të jetë në gjendje të mikpresë edhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar nga pikëpamja e kapacitetit.

”Atletika është sport kyç, ku shpresoj shumë që të gjejmë një mënyrë që të mbështesim federatën të atletikës që të hyjë në shkolla. Edhe në fund jam shumë i lehtësuar që ne e kemi zgjidhur problemin e kampionëve, ku nuk kemi më kampion që enden rrugëve.

Kemi ndërtuar sistemin e gradave, në Forcat tona të Armatosura që i vlerëson kampionët dhe ju jep një prespektivë jete të qartë dhe i kthen në asete që i shërbejnë sportit dhe i shërbejnë vendit.

Përtej kësaj është shumë e qartë që buxheti për komitetin, që ka marrë një pozicion shumë të nderuar përtej për pritshmërive, është i pamjaftueshëm. Kështu ne vitin e ardhshëm do ta fillojmë me një rritje të buxhetit të komitetit. Edhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet që të mbyllim ligjin e sponsorizimeve”.

Rama sporti stadiume zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.