Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi me demokratët në Vaqarr, Berisha thirrje diasporës: Refuzoni fotografimin e votës. Votoni ndryshimin

19:09 / April 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha3 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një takimi në Vaqarr, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve dhe sidomos diasporës shqiptare me një mesazh të fortë për ndryshim dhe kundër abuzimeve të qeverisë aktuale. Kreu i PD-së i bëri thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë në votime më 11 maj dhe të refuzojnë çdo formë presioni, duke përfshirë fotografimin e votës.

Pjesë nga fjala

Ju bëj thirrje në emër tuaj, të gjithë vëllezërve në diasporë, të cilët po nisin votimin, të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe, që po e zbraz dhe po e shkreton Shqipërinë. Ju bëj thirrje, refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votës tuaja, sepse ju duhet të jeni qytetarë të mirë të vendeve ku jetoni. Dhe në vendet ku jetoni dënohet me ligj fotografimi i votës.

Prandaj mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve të cilët duan të ju kontrollojnë vullnetin tuaj, qëndroni njerëz të lirë, shqiptarë dinjitozë dhe votoni për ndryshimin. Votoni me 11 maj për të përmbushur atë mision historik që u ka rënë gjeneratës tuaj, përmbysjen e një diktature të dytë.

Miqtë e mi! Që të gjithë ne në këtë fushatë, mbi të gjitha jemi misionarë. Secili prej jush me votën tuaj, jeni misionarë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrënim, nga ky pakësim i frikshëm, nga ky shpopullim dhe varfërim. Sali Berisha është një misionar, është njëri prej jush.

Kam marrë këtë mision me vendosmërinë më të madhe, jo për pushtet, absolutisht, as për para. Por kam marrë këtë mision së bashku me ju, për të patur një të ardhme tjetër të re, për ata djem e vajza që janë këtu, që ata të qëndrojnë këtu. Që këta të qëndrojnë këtu. Ëndërrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri dhe të mos e eksportojnë në dhena të tjera.

Shqipëria është vendi më i bekuar, ka pasuritë më të mëdha, ka potencialet më të mëdha, ndaj le të firmosim me 11 maj ndryshimin në mënyrë që të hapim një kohë tjetër, kohë shprese, besimi, mirëqënie punësimi. Ju garantoj ju, se rritja e rrogave dhe pensioneve, dalja jonë në krye për rroga e pensione mes vendeve të rajonit, është qëllimi i parë dhe kryesor që do realizohet. Faleminderit shumë.

11 maj PD Sali Berisha zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.