Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spiropali në Rrogozhinë dhe Gosë: Kemi një objektiv, pasaportën Europiane. Shqiptarët të barabartë mes qytetarëve europianë

20:01 / April 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 04 16 at 19.47.16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja politike e socialistëve për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në Bashkinë Rrogozhinë. Pas vizitave në disa sipërmarrje të rëndësishme për zonën, Spiropali, bashkë me kandidatët Pandeli Majko dhe Antonela Dedej, u takuan pasditen e sotme me banorë të Gosës.

”Objektivi ynë është Pasaporta Europiane, që shqiptarët të jenë të barabartë mes qytetarëve të Bashkimit Europian. Shqipëria, nga nje vend i refuzuar, është bërë sot kampione në vrapimin drejt BE. Nuk na e fali njeri këtë rekord, nuk na shtroi njeri tapetin e kuq, por e arriti qeveria socialiste dhe Edi Rama, me punë e përkushtim për Shqipërinë.

Këto zgjedhje nuk janë zgjedhjet e rradhës, por një moment historik i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në 11 maj nuk zgjedhim midis partive, por midis të shkuarës dhe të ardhmes. Ne ndërtojmë Shqipërinë europiane, ata premtojnë Shqipërinë madhështore, shembëlltyrë e së cilës janë kriza e vitit 1997, Gërdeci dhe vrasjet e protestuesve paqësorë në bulevard.

BE është e ardhmja për fermerët, sipërmarrësit, studentët, profesionistët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Pasaporta europiane do të na bëjë të barabartë mes qytetarëve të barabartë europianë. Ne nuk kemi rënë nga qielli, por njohim përgjegjësitë, japim llogari para qytetarëve dhe korrigjojmë vetveten dhe ecim përpara. Le të kapërcejmë gardhet dhe llogoret partiake dhe të votojmë për Shqipërinë në BE”, u shpreh Spiropali.

WhatsApp Image 2025 04 16 at 19.47.53
WhatsApp Image 2025 04 16 at 19.47.45 1
WhatsApp Image 2025 04 16 at 19.47.45
WhatsApp Image 2025 04 16 at 19.47.16
WhatsApp Image 2025 04 16 at 19.47.07

Elisa Spiropali PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Fundjavë përvëluese me temperatura deri në 41°C, ndryshim i motit në mesjavë me reshje dhe stuhi

18:18 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.