Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha nga Vaqarri: Projekti ynë për fshatin nis me “zemra e dhimbsur”

12:00 / April 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në një takimin elektoral në njësinë nr.15, teksa ka prezantuar edhe programin për fshatin.

“Fshati shqiptar ai që përjetoi regjimin e Edi Ramës. Këto pasoja filluan me reformën e qeverisë vendore, ku ju humbët shërbimet që kryheshin në komunë dhe kjo ju la ju pa shërbime.

Me reformën territoriale, Rama i dha një goditje qeverisjes së qytetarëve, e cila kishte misione të rëndsishme për zhvillimin e zonave rurale. Gjatë viteve 2005-2013 ne kishim një raport me komunat e vendit: bëni ju projektet, ne t’ju financojmë! Dhe funksionoi.

Qeveritë vendore projektonin rrugët dhe objektet dhe ne financonim. 2/3 e investimeve janë bërë në fshat. Fshati ishte mesjetë, prandaj ndërhymë. Ne investuam më shumë në fshat se në rrugë kombëtare.

Ne kishim një filozofi, fshatari duhet të gëzojë të njëjtën infrasturuë si qyteti. Ndërtuam 8300 km rrugë, 800 e ca shkolla, rreth 500 qendra shëndetësore në zonat rurale. Fshatarit i mbetet barra e madhe e punës në bujqësi, prandaj vendosëm sistem subvencionesh.

Të gjitha u hoqën nga sistemi aktual. Të gjithë thonë nuk është ndërtuar më rrugë, përjashtim total i ka bërë fshatit. Ndërkohë që taksën e paguani njësoj.

Programi ynë është paratë te qytetari. Ju garantoj se projekti ynë për fshatin do të vazhdojë me intensitet të madh. E fillojmë të zemra e dhimbsur, ata që janë janë në varfëri ekstreme. Do marrë minimumi jetik, 200 euro për frymë.

Edhe pensioni 200 euro, do t’i realizojmë në tre muajt e parë të qeberisje. Karta e konsumatorit gjithashtu do jetë për ju, që të marrë mbrapsht tvsh-në” – u shpreh Berisha.

Berisha fshat PD program zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.