Nesër do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 4”. Pas javësh të tëra emocionesh, sfidash dhe surprizash, gara ka mbërritur në katërshen finaliste. Këtë vit, produksioni ka zgjedhur të sjellë një format ndryshe dhe më spektakolar për natën finale.
Në një risi të plotë për historinë e formatit, finalja do të zhvillohet në dy skena të veçanta dhe paralelisht. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca live nga disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare.
Besa Kokëdhima, Tiri Gjoci, Klajdi Musabelliu, Redon Berani, Kelly, Vserlo, Petro Xhori dhe Riki, të cilët pritet të ndezin atmosferën. Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes pritet të jetë performanca e Gjestit.
Ky element i shton edhe më shumë emocion dhe lidhje mes spektatorëve dhe banorëve që kanë ndërtuar rrëfimin e këtij edicioni. Finalja premton të jetë jo vetëm një moment kulminant për përfundimin e një tjetër kapitulli të madh televiziv, por edhe një festë e madhe për publikun që e ka ndjekur me pasion çdo hap të lojës.
