Nga një bastion i Partisë Socialiste si Maliqi, kryeministri Edi Rama ka kërkuar një votë historike në 11 Maj. Kjo për ta përmbushur sipas tij ëndrrën mbi 30-vjeçare për anëtarësimin në BE.
“E kemi bërë si zakon që takimin e parë në çdo vrap drejt finisht ta bëjmë në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive që ka në këtë stacion dhe në këtë bastion të palëkundur të PS.
Na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe t’i japim një mesazh shumë të qartë të gjithë vendeve të Europës, duke nxjerrë nga kutitë e votimit një shumicë popullore që i thotë Europës, duam të ulemi tani në sofrën e përbashkët të BE.
Ka edhe dy vite kohë, kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh, janë rreth 1 mijë vetë nga ana jonë, 1 mijë vetë nga ana e tyre që merren me negociatat për të kuptuar se çfarë lloj volumi pune është”, tha Rama.
