Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti francez pritet të vizitojë Britaninë e Madhe

20:36 / April 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbretit Charles, ka ftuar Presidentin francez Emmanuel Macron për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, që do të zhvillohet në muajin maj, katër muaj para Presidentit amerikan Donald Trump, që pritet të udhëtojë në Londër në shtator.

Sipas Sunday Times, e cila ka zbuluar detaje mbi kalendarin diplomatik të vitit, vizita e Macron është veçanërisht e rëndësishme, pasi ajo ndodh në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Europian.

Kryeministri britanik Keir Starmer po përpiqet të forcë marrëdhëniet me BE-në, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po tërhiqen gradualisht nga angazhimet ndërkombëtare dhe po përqendrohen më shumë në politikat e brendshme.

Macron dhe Starmer kanë udhëhequr së bashku një “koalicion të gatshëm” i cili ka për qëllim të sigurojë garanci sigurie për Ukrainën, duke përfshirë një marrëveshje mes shteteve europiane për mbështetje të fortë në rast se një armëpushim me Rusinë arrihet.

Pjesë e këtij angazhimi është edhe një samit që do të zhvillohet në Londër më 19 maj, ku Britania dhe Bashkimi Europian pritet të nënshkruajnë një pakt të ri mbrojtjeje dhe sigurie. Ky pakt ka për qëllim të rrisë shpenzimet ushtarake dhe forcimin e sigurisë në të gjithë Evropën.

Në shtator, Presidenti amerikan Donald Trump pritet të vizitojë Britaninë pas një ftesë që ai mori nga Kryeministri Starmer, gjatë vizitës së tij në Washington në shkurt.

Kjo vizitë do të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare të Britanisë pas daljes nga Bashkimi Europian.

BRITANIA E MADHE Macron marredhenie mbreti charles vizite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.