Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama ironizon takimin e PD-së në Korçë: Ilir Vrenozi, i vetmi lider që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak

14:55 / April 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1745412557 finalprojekt.04045000.Still304
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi sot deklaratave të demokratit Ilir Vrenozi dje nga Korça, gjatë takimit të Partisë Demokratike. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama tha se demokratët e Korçës do të vendosin vetë në 11 maj nëse do të zgjedhin mes Shqipërisë në BE dhe Korçës në kënetë.

”Dje e morën vesh të gjithë besoj pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë me Vrenozin e Korçës dhe sot besoj po ashtu se askush nuk ka më çfarë të thotë as për arsyen e kërkesës sime që u duk e çuditshme për kafe me Ilir Vrenozin. Që kur e pashë takimin e Vrenos me Tifen më dogji, e kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kam kuptuar kohë më parë: bufi nuk tërheq më, Ilir Vrenozi është i vetmi lider që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak me ato premtimet që po gajasin dynjanë dhe as për gjynah për ato rrjedhjet e shpeshta të fjalimeve çdo ditë”, u shpreh Rama.

Rama tha se demokratët qytetarë të Korçës do ta gjykojnë vetë dhe do ta vendosin vetë se çfarë duhet të ndodhë më, që ata të bëjnë atë që duhet me votën e vetë në 11 maj, kur të zgjedhin mes Shqipërisë në BE dhe Korçës në kënetë.

”Por ama bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej çka i thoshte të gjitha për ata ‘që duan të kuptojnë: Boss. Ai është sot de facto ‘the boss’, bosi i ri i të gjithë atyre që nuk do të ikin nga këneta përpara se ta shohin Vrenozin de juro në krye, fillimisht në Korçë dhe pastaj mos u çudisni fare edhe në fronin e bufit plak, në Tiranë”, tha Rama.

Ilir vrenozi Korçë PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.