Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate në Tiranë

21:55 / April 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi gonxhja 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëkohësisht kandidat në listën e hapur të Partisë Socialiste për Tiranën, deklaroi në “Open” se PS synon jo vetëm të ruajë rezultatet, por të shkojë drejt mandatit të 20-të, falë cilësisë së listës dhe besimit të qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit.

“Lufta është për mandatin e 20-të dhe më shumë. Lista jonë ka cilësi dhe kjo është arma jonë më e fortë. Duke parë edhe pjesëmarrjen historike të diasporës, shpresojmë në një rezultat edhe më të mirë,” u shpreh Gonxhja.

Ai theksoi se opozita, sipas tij, ka munguar në terren dhe kjo i ka dhënë PS mundësinë të zhvillojë një fushatë pozitive dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët: “U jemi drejtuar qytetarëve me një dialog të hapur, që ka përfshirë reflektim dhe ndjesë aty ku ndoshta kemi munguar. Kjo është një fushatë e dëgjimit.”

Gonxhja ndaloi veçanërisht te problematikat në periferi të Tiranës, veçanërisht në njësinë nr.6 ku ai është drejtues politik: “Kam detyrim të jap llogari dhe të komunikoj edhe me kolegët në kabinet për të adresuar më mirë çështjet e territorit. Ka ende punë për t’u bërë dhe jam i vetëdijshëm për këtë.”

Ai vuri në dukje se qëllimi kryesor mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve përmes punës konkrete dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

20 mandate gonxhja objektivin PS zbulon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.