Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ogerta Manastirliu me socialistët në Petrelë: Infrastruktura e përmirësuar rilindi zonat rurale

17:40 / April 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 28 173922
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu u shpreh se Tirana është motori i zhvillimit të vendit, gjatë një takimi elektoral me socialistët në Petrelë, Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Manastirliu vuri në dukje se në zonat rurale janë hapur fronte të reja pune.

”Sot mund të themi se potenciali dikur i pashprehur dhe i pashfrytëzuar i këtyre zonave ka dalë në pah dhe ka kaq shumë mundësi, të cilat kanë hapur fronte të reja pune, kanë filluar të tërheqin akoma më shumë investitorë dhe mbi të gjitha kanë filluar të kthejnë në vendin e tyre shumë të rinj e të reja, çifte të reja të cilat po investojnë në tokat e tyre përmes rrjeteve të agroturizmit”, nënvizoi Manastirliu.

Shqipëria europiane për të kërkon që të gjithë sektorët të zhvillohen paralelisht dhe kërkon investime në të gjitha fushat për gjithë grupmoshat. ”Sot mund të themi shumë çfarë kemi bërë për Tiranën duke nisur nga investimet në çerdhe, kopshte, shkolla, spitale të reja, infrastrukturë madhore që sot e ka bërë aq të lehtë lëvizjen e Tiranës përmes Unazës së Madhe që ka lidhur qendrën e qytetit me periferinë dhe zonat rurale. Në Petrelë, Farkë, Baldushk, Kërrabë apo në të gjitha zonat e tjera Pezë , Vaqarr, Ndroqi, infrastruktura e përmirësuar vërtet ka bërë një rilindje të zonave rurale, duke i dhënë pikërisht mundësi edhe më shumë për rritje dhe zhvillim ekonomik”.

Nga ana tjetër, Manastirliu u shpreh se ajo që na duhet të bëjmë të gjithë së bashku është ta bëjmë progresin e pakthyeshëm, të vijojmë reformat që kemi nisur dhe të vijojmë ashtu sikurse Tirana është sot simbol i zhvillimit dhe një simbol i transformimit, të vijojmë atë që po bëjmë me të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë.

11 maj ogerta manastirliu PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.