Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kosovë, pasojat e krizës! Ekspertët: Nuk mund të vazhdohet pa kuvend dhe pa qeveri

21:20 / April 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve Kosova akoma nuk ka institucione funksionale. 

Tash e dy javë për mungesë numrash nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës e pasojat do të jenë të mëdha sidomos në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat vendit i sigurojnë fonde.

“Moskonstituimi lidhet direkt me miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe miratimit të ligjeve të tjera e agjendës legjislative pasi nuk mund të procedohet tutje pa e pasur një kuvend të konstituar”-shprehet Melos Kolshi,  Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Po ashtu, zvarritja e nisjes së punës së legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ndikon edhe në zbehjen e besimit të qytetarëve në deputetët.

“Vetë deputetët e Kuvendit nuk mund ta ushtrojnë punën dhe përgjegjësitë e tyre që janë të përcaktuara me ligj dhe kushtetutë.” 

Mes tjerash, moskonstituimi i Kuvendit po e pengon edhe formimin e qeverisë së re.

“Pasojat e moskonstituimit janë të mëdha pasi kur të konstituohet Kuvendit atëherë mund të procedohet tutje me formimin e institucioneve tjera siç është qeveria e Kosovës”. 

Seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill dhe nuk ka përfunduar as në shtatë tentime për shkak se Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë nuk ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryeparlamentaren Albula Haxhiun.

Seanca e radhës mbahet më 29 prill.

ekspertet Kosove Kriza kuvendi Qeveri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.