Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

PSD distancohet nga incidenti me armë pranë zyrës në ”Ali Demi”: S’ka lidhje me ne, dënojmë aktet e dhunës

16:32 / April 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 29 162155
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD), ka reaguar për incidentin e ndodhur këtë të martë pranë zyrës elektorale në zonën ”Ali Demi” në Tiranë. Kjo duke theksuar se incidenti nuk ka të bëjë me zyrën e saj. PSD ka mohuar çdo përfshirje në konfliktin e ndodhur, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë zyrës, por nuk ka asnjë lidhje me ambientin apo aktivitetin e tyre politik.

”Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”,-thuhet në reagimin zyrtar.

Ngjarja

Një i ri është zënë me një tjetër person në zonën e Ali Demit. Më pas ka shkuar në shtëpi dhe bashkë me të atin, Arjan Telhallari, tashmë në kërkim, kanë shkuar tek lokali në zonë për të gjetur të riun, djalin tjetër me të cilin ishte zënë, por nuk e kanë gjetur aty.

Pasi kanë kontrolluar zonën, kanë parë që ai ndodhej tek zyra e PSD e më pas kanë hyrë aty dhe janë konfliktuar. Telhallari sipas Policisë ka qenë i armatosur dhe i kanë rënë fishekët e paplasur në tokë gjatë sherrit, ndërsa arma nuk rezulton që është përdorur.

Dhune Ngjarje PSD tom doshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.