Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tri Deteve”, presidenti Begaj në Varshavë: Mundësi konkrete për përparim të përbashkët

18:00 / April 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8e0ac822 d4ec 4d07 930c 7ff4165cf529
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj bëri të ditur nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një platformë e përbërë nga shtetet e BE-së që ndodhen midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut. Gjatë samitit të “Three Seas Initiative” të mbajtur sot në Poloni, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në këtë platformë strategjike.

“Prania jonë brenda iniciativës së Tri Deteve do të konsolidonte më tej krahun juglindor të kësaj iniciative dhe do të shtonte rolin e saj në perspektivën strategjike, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit për siguri, qëndrueshmërisë demokratike dhe koordinimit transatlantik”, deklaroi Begaj para liderëve të vendeve anëtareve dhe partnerëve strategjikë të nismës.

Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe në negociata të frytshme për anëtarësim në BE, me praninë e saj i garanton Iniciativës së Tri Deteve konsolidim dhe sjell përparim të përbashkët. Presidentit Begaj theksoi edhe një herë rolin e Shqipërisë si kontribuuese e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe një urë lidhëse midis Evropës Juglindore dhe hapësirës Euroatlantike.

Gjatë fjalës së tij në samitin, Begaj deklaroi se Shqipëria është e qartë dhe e vendosur për të qenë pjesë e iniciativës së Tri Deteve, pasi beson fort në vlerat themelore të këtij projekti dhe një aspiratë e tillë bazohet në bindje dhe kontribut.

Ndërsa e cilësoi iniciativën e Tri Deteve si një shtyllë të domosdoshme për qëndrueshmërinë kontinentale përballë pasigurive gjeopolitike, Begaj u shpreh “ne besojmë se kjo platformë ofron mundësi konkrete për përparim të përbashkët dhe po ashtu jemi më se të bindur se Shqipëria do të ishte një vlerë e shtuar për iniciativën, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik”.

Kreu i Shtetit renditi hapat e fundit të Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke rikonfirmuar vullnetin e Shqipërisë për mbylljen e tyre brenda dy viteve dhe anëtarësimin e plotë në Union në vitin 2030.

Duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes përmes projekteve, Begaj nënvizoi gjatë fjalës në samit se Shqipëria është e angazhuar në zhvillimin e infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe digjitalizimit. Presidenti e shfrytëzoi këtë samit për të patur takime dypalëshe me homologë të tij si edhe me personalitete të larta të vendeve pjesëmarrëse.

3f81ce8c ef28 4a33 b508 4e1f1c7985bd
0c2646c5 aa60 4a40 bd87 4ea3678c0aa5
907c53ca 15cc 4e05 9aa5 744733a0fc12
8e0ac822 d4ec 4d07 930c 7ff4165cf529
2df58596 6003 4335 b5a9 ff7ea01dd54c

bajram begaj tre dte Varshare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026

Kumbaro: “Smart City” do të rrisë sigurinë në shkolla, teknologjia do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve

14:58 / July 16, 2026

Rama: Me Smart City nuk do të ketë më makina të djegura pas krimeve, inteligjenca artificiale do të parandalojë ngjarjet

14:54 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.