Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha takim me fermerët në Berat: Mbështetje produktit vendas

15:54 / May 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
442 236 1746193282xkr berisha me fermeret ne dimal frame 1361 864
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dyfishim buxheti për bujqësinë, rrugë të reja në çdo fshat dhe subvencione më shumë se 200 milionë euro. Këto premtoi Sali Berisha në Dimal këtë të premte, ku takoi fermerët e qarkut të Beratit. Ai tregoi edhe qëllimet e programit.

”Ky program ka si qëllim më kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre me lumenj djerse dhe sakrifice”. Berisha theksoi se subvencionet do të rriten për të konkurruar fermerët e rajonit, ndërkohë tregoi dhe skemën se si do të shpërndahen paratë te qytetarët.

”Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi. Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju”. Problemin te bujqësia e shikon edhe te grumbulluesit, ku thekson se fermerëve u bëhen padrejtësi të mëdha.

”Grumbulluesve unë u them këtu se i mbështesim, jemi të gatshëm t’i kreditojmë me kredi të buta dhe lehtësira të tjera, por çmimet nuk mund të jenë monopol. Nuk do jenë çmime që do vrasin prodhimin”. Për të pasur zhvillim fshati, lideri opozitar premtoi edhe rregullimin e të gjitha rrugëve rurale si dhe u angazhua për ndalim të imputeve bujqësore që nuk lejohen në vendet e BE.

Berat Bujqësia Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.