Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, kapet 38-vjeçari në Portin e Durrësit

16:00 / May 3, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MMM 770x406 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 38-vjeçar i identifikuar si Ronaldi Ago është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi tentoi të fuste me kamion në Shqipëri 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të kontrabanduara dhe pa i deklaruar.

Blutë kanë sekuestruar mallrat dhe kamionin, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i policisë:

Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi R. A., 38 vjeç, banues në Devoll.

Nga kontrollet në mjet u gjetën 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi R. A. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “In”, 38-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

kontrolle mallra kontrabande Policia porti i durresit Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.