Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kreu i PD-së: Ai që i vuri non grata-n Sali Berishës, përfundoi në koshin e plehrave në SHBA

14:24 / May 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1746358857xwhatsapp image 2025 05 04 at 121208 pm 389
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha nga Tropoja iu betua kryeministrit Edi Rama se nuk do dalë dot nga kufiri i Shqipërisë pa dhënë llogari për të gjitha të këqijat që i ke bërë shqiptarëve.

“Miq, Tropoja ka patur mençurinë epike. Të qendrojë sa pak kush tjetër në anën e historisë. Në fakt, paraardhësit tanë kanë qendruar në anën e historisë, edhe atëherë kur nuk kishte shtet. Po edhe atëherë, kur kufinjtë e Shqipërisë ishin aty ku flitej shqip, pra nuk kishte një Shqipëri. Dhe ata qendruan, u përballën me sakrifica luftrash të egra. Mbrojtën Plavën dhe Gucinë, mbrojtën territore shqiptare. Pushka e tyre bëri që të mblidhet Lidhja e Prizrenit. Pra, raporti juaj me historinë, është një ndër raportet më të shkëlqyera, më të drejta, që bën krenar çdo njeri.

Nuk kam mëdyshje se, kësaj radhe do t’i qendroni asaj plotësisht. Por, miq, 2-3 sqarime do t’u bëj unë këtu ju. Edi Rama është ën grahmat e fundit. Ai mori damkën më të zezë pas Putinit në Valencia, në Kongresin e 82 forcave të djathta politike të Europës, që qeverisin Europën, qeverisin PE, qeverisin KE.
Edi Rama u damkos si armik i votës së lirë, si armik i pluralizmit, si armik i opozitarizmit, si bashkëpunëtor me krimin, si hajdut i papërmbajtur, si narkodiktator.

Tani, kjo damksoje është kushtrim për çdo shqiptar. Të qendrosh në anën e drejtë të historisë, do të thotë të qendrosh në anën e kombeve të lira, kombeve të civilizuara, kombeve të qytetëruara dhe jo narkodiktaturave. Jo vetëm, miq. Edi Rama i ka kohërat e numëruara, dhe unë ju jap ju fjalën se ai do ketë fundin që meriton. Po, ta dijë. Ai nuk ka më mbështetjen e monstrës së njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros. Atij ia shtypi kokën Presidenti Donald Trump në Uashington”, tha Berisha.

“Ai loboi dhe mendoi se lau duart me Sali Berishën, duke firmosur shpalljen e tij non grata. Tani, dy fjalë do u them unë ju këtu. Ai që firmosi me lobimin e Sorosit dhe të Edi Ramës, ai bëri dy gabime të mëdha. E para gaboi, sepse ne shqiptarët e kemi në kod dhe gene adhurimin për mikun, po e kemi dhe një fjalë: Zot, na ruaj nga miku, se nga armiku ruhem vet!

Ai e bëri këtë gabim të madh. Gabimi i dytë i madh ishte se, ai nuk u fut në Google të shihte Shkëlzenin. Po të kishte parë Shkëlzenin mirë e mirë, do kuptonte që veprimin e tij, malin e Shkëlzenit, jo djalin, po të shihte Shkëlzenin, nuk do të firmoste atë gjë. Mirëpo sot, ku është ky njeri? Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij. I padëshiruar në të gjitha ndërtesat federative të SHBA-ve. I shpallur nga presidenti Donald Trump. Edi Rama, të jap fjalën se do përfundosh më keq se ai. Tropoja madhështore, Shqiëpria madhështore është zotimi ynë solemn para jush”, shtoi Berisha.

Berisha nongrata Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.