Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Topalli: Kush nuk ka votuar në Diasporë, ta bëjë tani. Kush ka mundësi të vijë dhe të votojë më 11 maj në Shqipëri

17:30 / May 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jozefina topalli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli flet për parregullsi mbi shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit të emigrantëve në Greqi. Nga ana tjetër ajo falenderoi të gjithë ata që po kthejnë zarfet në Shqipëri. ”Ata që kanë një mundësi dhe unë i ftoj të bëjnë një sakrificë të fundit, që të marrin biletat, apo makinat që fundi i javës së ardhshme të jenë në Shqipëri, e të jenë pjesë e ndryshimit të madh në vendlindjen e tyre”.

Deklarata e Jozefina Topalli:

Përshëndetje të gjithëve. Jam sot këtu para jush për tre arsye kryesore. Së pari për të falënderuar diasporën e mrekullueshme dhe zarfeve që po kthejnë në Shqipëri duket se do bëjnë kthesën e madhe. Ndërkohë që Shqipëria është ngritur në këmbë, numri i madh i zarfeve që vijnë, është realisht shumë befasues dhe shenjë shumë pozitive në shprehjen e përgjegjësisë dhe kthimit në faktor të rëndësishëm politik të diasporës.

E dyta, dua të them se numri i zarfeve të kthyer nga Italia është rreth 62 mijë, numri që vjen nga Greqia është 22 mijë, numri i zarfeve të ardhur nga SHBA është 14 mijë, 10 mijë nga Britania e Madhe, dhe po kështu nga vendet të tjera.

Në fakt zarfet që mbërrijnë në Shqipëri, nuk janë thjeshtë zarfe, por janë shpresa për 11 majin. Nga ana tjetër dua të ju bëj ftesë të gjithë atyre që ende nuk kanë plotësuar fletën e votimit, apo nuk kanë dorëzuar zarfin që ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.

E treta, ato që nuk kanë mundur të regjistrohen dhe që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë një mundësi dhe unë i ftoj të bëjnë një sakrificë të fundit, që të marrin biletat, apo makinat që fundi i javës së ardhshme të jenë në Shqipëri, e të jenë pjesë e ndryshimit të madh në vendlindjen e tyre.

Së fundi, gjatë kësaj kohe ne kemi monitoruar, ndjekur, kemi pasur raportime nga shtete të ndryshme, kryesisht nga Greqia ku janë identifikuar disa probleme të rëndësishme.

I ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje të na informojnë për çdo parregullsi që mund të kenë vënë re. Ne do t’i përcjellim ato menjëherë dhe me përgjegjësi.

Ndërkohë, një falënderim i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Greqi, Itali, Gjermani, Amerikë, Bruksel, për votën e tyre, për përgjegjësinë që po tregojnë dhe për shpresën që po sjellin përmes zarfeve të tyre, që janë bërë si një cunam i vërtetë i ndryshimit për Shqipërinë.

11 maj Diaspora Jozefina Topalli zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.