Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përplasje mes kandidatëve në Lezhë, akuza për blerje votash

12:40 / May 5, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 17 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fushata zgjedhore në qarkun e Lezhës po shoqërohet me tensione dhe akuza të forta mes kandidatëve për deputet. Kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Gjin Gjoni, ka akuzuar disa zyrtarë lokalë si të përfshirë në blerje votash, duke i denoncuar ata publikisht me emra. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjoni publikoi edhe një video, duke shkruar: “Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do t’ju ndjekim këmbë për këmbë.”

Menjëherë pas këtij reagimi, Partia Socialiste reagoi përmes kandidatit të saj për deputet, Ermal Paci, i cili paraditen e sotme shkoi në Drejtorinë e Policisë së Lezhës për të depozituar një kallëzim penal për shpifje. Në një deklaratë për mediat, Paci u shpreh se persona të armatosur kanë shkuar gjatë natës pranë banesës së babait të një kandidateje për deputete të PS-së në Lezhë, duke ushtruar presion dhe kërcënime.

Ndërkohë, burime nga Policia e Lezhës konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dajçit.

akuza kandidate Lezhe perplasje vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.