Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama-demokratëve: Dërgoni Berishën në shtëpi, votoni PS-në që t’i jepni pasaportën e BE-së fëmijëve

18:50 / May 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Pogradeci, kreu i PS-së, Edi Rama u bëri një thirrje demokratëve se në rast se nuk votojnë dot për Partinë Socialiste pasi nuk e kapërcejnë dot këtë fakt, më mirë të mos votojnë fare, sepse duke mos votuar demokratët në 11 maj, i hapet rruga shumicës. Nga takimi elektoral përmbyllës në Pogradec, Rama u shpreh se shumica aritmetike që PS të qeverisë e vetme pas 11 majit nuk diskutohet, por përtej kësaj më i rëndësishëm është mesazhi që duhet të japë populli shqiptar për të negociuar me BE-në si një trup i vetëm.

”U them demokratëve që duhet të bëjnë të njëjtën gjë që bënë socialistët apo jo demokratikasit në mars të ’92. Duhet të shkojnë në kutinë e votimit dhe në rast se janë prindër dhe kanë fëmijë që nuk kanë të drejtë vote të votojnë që t’u japin fëmijëve pasaportë evropiane dhe kur fëmijët ta kuptojnë për çfarë bëhet fjalë, t’u thonë për këtë pasaportë baba dhe nëna jote bënë një sakrificë shumë të madhe votuan për Edi Ramën, por ama pasaportën ta dhanë.

Të çohet burri i botës që në mëngjes të vishet si për dasmë dhe të hidhet në kënetë, nuk e di si mund të bëhet kjo. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro”,-tha Rama.

Po ashtu kryeministri tha se demokratët në këto zgjedhje duhet të bëjnë një “sevap” për një person që është i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur, nuk është më në metro. ”Thoshte më vuri nongratën Edi Rama me Sorosin, po tani pse nuk e hoqi nongratën dhe për të hequr atë damkën në ballë nxori 6 milionë dollarë! 7 x 7 vajtën 6 milionë, para e madhe. Nga i nxori, ku i gjeti? Sa ka të tjera akoma.

Këto janë probleme të mëdha që flasin për një njeri të pashpresë, që lufton si i mbyturi që kapet pas fijes së barit po nuk mundemi dot ne që të lejojmë që ai të bëhet i mbyturi që mbyt”, cilësoi Rama, teksa shtoi se kjo vlen për demokratët, kur votojnë për pesën e ndihmojnë Berishën që të shkojë në shtëpi dhe nuk futen në gjynah ta mbajnë akoma rrugëve.

11 maj PD PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.