“Sot janë 466 mijë shtetas me të drejtë vote që nuk kanë një dokument të vlefshëm identiteti. Qeveria e zgjati vlefshmërinë vetëm për ata që ishin jashtë Shqipërisë. I kërkojmë qeverisë që të zgjasë vlefshmërinë vetëm për arsye zgjedhore.
I kërkojmë kQZ ta kërkojë me forcë pranë qeverisë që këta shtetas të kenë mundësi të votojnë. Tërheqim vëmendjen e mekanizmave ndërkombëtar për zgjedhjet që ta vënë në dukje këtë.
Kjo zgjedhje duhet bërë tani që më 11 maj të gjithë të kenë të drejtë të votojnë”-u shpreh Bylykbashi.
