Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama mbyll fushatën edhe në Lushnje: Më 11 maj fitorja më e bukur e PS-së

18:47 / May 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 07 184602
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PS-së Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin përmbyllës në Lushnje, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit kujtoi dhe ish-deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ka qenë deputet i Lushnjës. Po ashtu Rama tha se në 11 maj, mbështetësit e PS brenda dhe jashtë do ti japin PS fitoren më të bukur.

”Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS.

Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnje si në Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi unur me fitoret tona. Ne nuk jemi në një ndeshje apo cikël ndeshjesh sportive. Fitorja është vetëm mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Ne falë punës dhe mbështetjes tuaj kemi arritur të bëjmë një transformim të madh që nga qendra e qyteteve deri në territore ku ne së bashku ja kemi dalë”,-tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal tek investimet e kryera në Lushnjë dhe Divjakë. ”Ashtu sikundër ia kemi dalë po ashtu në këto vite të ndërtojmë shkolla të reja, të krijojmë hapësira të reja për fëmijët, nxënësit e Lushnjës e Divjakës, ashtu si kemi dalë të krijojmë kushte të tjera për të gjithë ata që kanë nevojë për kujdesin e qendrave shëndetësore, ashtu sikundër ia kemi dalë edhe në plot gjëra të tjera, por të jeni të bindur që unë jam shumë i vetëdijshëm se kemi ende gjëra të mëdha për të bërë së bashku”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se ‘‘dua të besoj se ky mandat i katërt do të jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e mëtejshëm të Lushnjës, Divjakës në një aspekt të veçantë, atë të krijimit të një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit. Në aspektin e krijimit të një rrjeti të vërtetë infrastrukture ku të gjitha ato që janë ndërtuar deri më sot qofshin pika grumbullimi, përpunimi agroturizimi do të lidhen dhe do të shtohen si një gjerdan shumë i bukur rreth e rrotull të gjithë territorit të këtyre bashkive”.

11 maj PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.