Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj nga qelia: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

15:02 / May 9, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama erion veliaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste. I burgosur pa gjyq, Veliaj u kërkon qytetarëve që kur të shkojnë për të votuar, të kujtojnë pak si ishte Tirana dhe si është sot.

Ai nënvizon se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin. “Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.”

Ai e mbyll statusin e tij me një ftesë për të votuar këtë të dielë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën që Shqipëria të vijojë të ecë përpara.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Kur shoh sot Giro d’Italia që organizohet në Shqipëri, e që sot pasdite mbërrin në Tiranë, më kujtohet ajo Shqipëria e Tirana gri, pa parqe, pa rrugë, pa vizion, pa dinjitet, ku as nuk ecje dot me biçikletë, jo më të organizohej një event me përmasa botërore si ky.

Dhe ndihem realisht krenar – jo për vete, por për Tiranën tonë që sot është e gjelbër, gumëzhin nga energjia e puna, ka shkolla e parqe e rrugë e mundësi për qytetarët, si një qytet i vërtetë europian. Ndihem krenar për Shqipërinë tonë që jo vetëm është transformuar në mënyrë dramatike, aq sa duket si një vend tjetër nga ai që kishim deri dje, por po ecën me një ritëm marramendës drejt Europës që kemi ëndërruar aq gjatë.

Do të doja shumë të isha në këtë fushatë jo si spektator, por si pjesë e saj. Sepse besoj fort, me gjithë shpirt, tek kjo rrugë që kemi ndërtuar së bashku. Por, edhe në distancë, nuk mund të mos ju bëj një thirrje nga zemra:

Të dielën, kur të shkoni për të votuar, kur të merrni në dorë fletën e votimit e shihni aty listën e partive e kandidatëve, ndaluni një çast e kujtoni pak si ishte Tirana dhe si është sot. Kujtoni si ishte Shqipëria dhe çfarë është bërë. Kujtoni kush janë ata që e sollën këtë ndryshim dhe kush janë ata që duan ta kthejnë pas.

Një votë për Saliun & Co do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar, të ardhmes europiane të fëmijëve tanë. Por nuk duhet të jetë frika nga ajo turmë zullumqare arsyeja për të bërë zgjedhjen e drejtë në 11 maj. Vota juaj në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD. Vota juaj duhet të jetë një votë për punën, për shpresën, për transformimin. Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.

Ka vetëm një ekip në fushë që meriton sot besimin tuaj. Prandaj, me gjithë dashurinë dhe mirënjohjen time, ju ftoj: Votoni Partinë Socialiste. Votoni Edi Ramën. Votoni Shqipërinë që ecën përpara!

11 maj PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.