Edhe sot moti mbetet me vranësira të cilat pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira, por herë pas here pritet të ketë alternime kthjellimesh. Shirat më të pranishën janë në veri-qendër, herë pas here marrin formë rebeshesh afatshkurtër.
Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit, ku kthjellimet do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11 deri në 27 gradë Celsius.
