Ditën e sotme raportohet të ketë ndodhur një aksident i rëndë në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësore. Këmbësorja ka mbetur e plagosur, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ambulanca ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur transportimin e të lënduarës në spital.
