Artan Fuga/ Se ata sloganin shpëtimtar të bësh opozitë edhe qeverisë edhe opozitës që është formuluar në 1998 në zyrën e Presidentit të atëhershëm të Republikës, që pastaj e nxorrën nga konteksti, e shtrembëruan, unë jam autori.
Se si t’ja bëjë qytetari, këta deputetët dhe drejtuesit e PD nga brenda nuk kritikojnë kurrë, jepni mandatet i japin, mos hyni në zgjedhje lokale nuk hyjnë, mbahuni te figura të konsumuara që vetëm parti politike nuk përfaqësojnë, aty mbahen, e më tej.
Nga brenda jo kritike, konformizëm servil i pështirë për një kolltuk që ta vjelin si thesari i Ali Babait, nga jashtë pa pa pa pa asnjë kritikë se po kritikove opozitën je i blerë, si i bëhet?
Po pse çfarë është opozita që nuk u dashka të kritikohet? Lopë e shenjtë indiane? Ujë i kulluar Valbone? Perëndi Maya ? Se përënditë greke, edhe ato i kritikonin!
Si qeka kështu, opozita kritikon (kritikon :)), por nuk pranon të kritikohet! Hajde marrëzi hajde!
