Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Një 27-vjeç me inicialet E.M., është plagosur nga një shtetas me inicialet N.N., pranë një parking hoteli në Sauk dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk janë bërë të ditura motivet dhe rrethanat e ngjarjes ndërkohë mësohet se Policia ka ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorit.