Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tregtarët e sendeve të përdorura zhvendosen pranë oxhakut të TEC, por kushtet nuk ndryshojnë

09:33 / May 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tregu i sendeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregtarët e sendeve të përdorura në Korçë janë zhvendosur sërish, duke ardhur pranë oxhakut të TEC-it, në një hapësirë që Bashkia ka niveluar, duke e shtruar me çakëll.

Por kushtet sipas tregtarëve sërish kanë mbetur të njëjta, dhe problemi më I madh për ta është rruga e pasistemuar, që në kohën e reshjeve është gjithë baltë dhe në kohë të mirë ngrihet një re pluhuri që e bën për ta shumë të vështirë tregtimin në këto kushte.

Ata kërkojnë që bashkia t’u sigurojnë kushtet minimale të një tregu, pasi janë rreth 50 tregtarë që mbajnë familjet me të ardhurat e siguruara në këtë mënyrë.

“Ne mirë na bëhet që Bashkia të na I shtrojë këtë rrugë siç na ka premtuar. Të na I shtrojnë këtë rrugë se nuk rrihet asnjë minutë. Kur është toka e thatë këtu nuk rrihet. Nëse nuk na I shtrojnë rrugën këtu jemi më keq se atje ku ishim”, është shprehur një tregtar.

“Ne nga Bashkia duam që rrugën të na I shtrojë, të rrimë si njerëz.  Se këtu kur është rruga e mirë, kur nuk bie shim, ngrihet pluhur, bëhet gati helm. Të paktën ne mos helmohemi,le të shtrojnë rrugën, e të paguajmë njëfarë leku”, thotë një tregtar tjetër.

Pas ndërtimit të Markatës së Shijes tregtarët janë zhvendosur në këtë treg rreth dy muaj më parë.

oxhaku tec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.