Çdo votë për kandidatët po shkon drejt fundit dhe më poshtë do të lexoni se kush janë 10 kandidatët më të votuar nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit. Sara Mile, kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit është më e votuara me 18626 vota.
Pas saj renditet Arkend Balla, kandidati i PS-së në Qarkun e Durrësit. Ajo që bie në sy në këtë listë është fakti që vetëm 2 nga 10 kandidatët më të votuar janë nga listat e hapura të Partisë Demokratike.
Një detaj tjetër nga kjo listë, Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, edhe pse ka arritur të marrë 12685 vota, nuk është pjesë e listës fituese!
1-Sara Mila 18626 vota-Elbasan PS
2-Arkend Balla 18439 vota-Durrës PS
3-Blendi Gonxhja 17443 vota-Tiranë PS
4-Ceno Klosi 16261 vota-Fier PS
5-Ervin Hoxha 14421 vota-Tiranë PS
6-Erion Braçe 13938 vota-Tiranë PS
7-Jorida Tabaku 13747 vota-Tiranë PD
8-Ilir Alimehmeti 12685 vota-Tiranë PD
9-Agron Malaj 12616 vota-Dibër PS
10-Klevis Jahaj 12559 vota-Fier PS
