Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konferenca me presidentin e Këshillit Europian, Rama apel liderëve të rajonit: Mos e humbni këtë moment që historia na ka sjellë në derë

17:24 / May 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1747321711xrama costajpg 732
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe situata në rajon janë dy temat që kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Këshillit Europian, António Costa, biseduan në takimin që paraprin Samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet nesër në sheshin ”Skëndërbej”. Rama tha se përmbyllja e negociatave në vitin 2027 është plani i ambicioz dhe i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.

”Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave me 16 kapituj të hapur 8 të tjerë do të hapen në ditët në vijim dhe synojmë të hapim gjithë kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare është të mbyllim negociatat në 2027. Është një plan ambicioz, por një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi janë rreshtuar yjet dhe BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojë anëtarë të rinj bazuar në meritë e rezultate”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare ftoi të gjithë liderët e rajonit në samitin që do të mbahen nesër, dhe u bëri thirrje që të mos e humbasin këtë moment që historia sipas tij na ka sjellë në derë dhe të shfrytëzojmë gatishmërinë e BE.

”Aspekti tjetër që folëm është ecuria e rajonit se edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE sot është në gatishmërinë më të lartë për të pranuar anëtarë se konteksti gjeopolitik është i tillë. Përfitoj nga rasti sot dhe nesër që ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasin këtë moment që historia na ka sjellë në derë dhe të shfrytëzojmë gatishmërinë e BE”,-theksoi Rama.

Antonio Costa Edi Rama Këshilli Europian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.