Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

REL: Liderët evropianë pajtohen me Trumpin se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

16:37 / May 16, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 16 162354
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liderët evropianë janë pajtuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm dhe kanë për qëllim ta përgatisin një përgjigje, tha të premten kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

“Sapo patëm një takim me presidentin Zelensky dhe më pas një telefonatë me presidentin Trump, për t’i diskutuar zhvillimet në negociatat e sotme, dhe qëndrimi i Rusisë është qartësisht i papranueshëm”, u tha Starmer gazetarëve. “Pas takimit me presidentin Zelensky, dhe diskutimeve me presidentin Trump, tani po i përafrojmë dhe bashkërendojmë përgjigjet tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.Ai tregoi se për vendimin e përbashkët me Trumpin u pajtuan edhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë. Gjatë samitit në Tiranë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij është i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, por u bëri thirrje liderëve evropianë t’i ashpërsojnë sanksionet ndaj Kremlinit, nëse presidenti Vladimir Putin vazhdon t’i zvarrisë bisedimet për armëpushim. Rusia dhe Ukraina zhvilluan të premten bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë që nga viti 2022, në qytetin port të Stambollit në Turqi.

Megjithatë, zyrtarët dhe vëzhguesit vlerësuan se nuk pritet ndonjë përparim nga këto bisedime në përpjekjet për ta ndalur luftën që ka zgjatur më shumë se tre vjet. “Ukraina është e gatshme t’i ndërmarrë të gjitha hapat për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky para liderëve të mbledhur në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Por, ai theksoi se “nëse del se delegacioni rus është thjesht një shfaqje teatrale dhe nuk sjell asnjë rezultat sot, bota duhet të reagojë”.

Ai tha se reagimi duhet të përfshijë “sanksione ndaj sektorit të energjisë dhe bankave të Rusisë”. Kryeministri britanik, Keir Starmer, e mbështeti thirrjen e Zelenskyt, duke thënë në një fjalim në samit se “Rusia po zvarritet dhe po luan lojëra”.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të veprojmë, sepse nëse Rusia nuk ulet në tryezën e negociatave, atëherë Putini duhet ta paguajë çmimin”, tha ai në samitin e mbajtur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Liderët evropianë e kritikojnë Putinit për refuzimin e takimit me Zelenskyn

Zelensky i bëri këto komente pasi Putini nuk pranoi të takohet me të për bisedime ballë për ballë. “Mendoj se Putini bëri gabim duke dërguar një delegacion të nivelit të ulët”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa mbërriti në samit. “Topi është qartazi në fushën e tij tani. Ai duhet të veprojë. Duhet të jetë serioz nëse e dëshiron paqen. Prandaj, mendoj e gjithë trysnia është tani mbi Putinin”, shtoi Rutte. Zelensky nuk foli derisa po ecte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë tapetit të kuq pranë mediave të mbledhura. Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Putini “po luan lojëra, gjë që tregon se ai nuk është serioz për paqen”. /REL/

Erdogan putin Rama samiti Tiranë trump war
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.