E ftuar në emisionin “Ndrrimi i Natës”, Ronela Hajati ka rrëfyer publikisht kur dhe kujt ia ka dhënë puthjen e parë.
“Na thuaj emrin e të dashurit tënd të parë?”, e pyet moderatori Alaudin Hamiti. Dhe si e sinqertë që është në daljet televizive, Ronela nuk ka nguruar të përgjigjet.
“Puthjen e parë unë e kam dhënë afër maturës, në vit të katërt, gjimnaz”, ka thënë këngëtarja. Për të gjithë ata që janë kuriozë ai quhet Bledi dhe siç pohoi Ronela ka qenë thjesht një lidhje kalimtare adoleshentësh.
Rikujtojmë se prej muajsh është përfolur se ajo është e lidhur me këngëtarin Young Zerka, megjithatë ende nuk ka pasur një reagim publik nga ana e tyre se janë bashkë.
