Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ardit Bido: Qytetarët na besuan për integrimin në BE

20:41 / May 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardit bido
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste siguroi 9 mandate në qarkun e Vlorës, duke i rrëmbyer opozitës edhe një vend nga lista e sigurt. Ardit Bido, një nga më të votuarit në listën e hapur të PS-së, deklaroi në një intervistë televizive se kjo fitore e thellë është rezultat i mobilizimit qytetar, i punës së strukturave dhe takimeve të zhvilluara gjatë fushatës, përfshirë edhe vizitat e kryeministrit Edi Rama në Greqi.

“Mandati i nëntë nuk erdhi vetëm nga diaspora, por nga pjesëmarrja masive e qytetarëve që votojnë në qarkun e Vlorës. Kjo është meritë e përpjekjeve tona gjatë katër viteve dhe frymës që krijoi qeveria për një mandat të ri”, tha Bido.

I pyetur për problemet me votën e diasporës, sidomos në Greqi, Bido pranoi se kishte pasur çrregullime për shkak të shërbimit postar, por gjithçka përfundoi normalisht: “Në fund u shpreh vullneti i tyre, që solli fitoren e thellë të PS-së në qark”.

Sa i takon akuzave të opozitës për vjedhje votash dhe lidhje me banda kriminale, Bido i cilësoi si pretendime të pabazuara:
“Të gjithë kanë të drejtë të votojnë dhe të ndikojnë, por të lidhësh PS me organizata kriminale nuk qëndron. Për fushatën time, askush nuk mund të thotë se ndërhyri dikush apo e bëri dikush tjetër”.

Bido i drejtoi edhe një mesazh kritikuesve të tij politikë në Himarë, duke theksuar se në zgjedhjet e ardhshme lokale ata do të përballen me një humbje edhe më të thellë:
“Humbësi në Himarë do marrë edhe një humbje më të madhe. Banorët e Himarës nuk u besojnë këtyre teorizimeve. Jam përfaqësues i të gjithë atyre që më votuan, përfshirë edhe 400 banorë të Himarës dhe do të jenë më shumë në të ardhmen”.

I pyetur nëse mazhoranca me shumicë të cilësuar prej 83 mandatesh përbën një rrezik, Bido tha:
“Në parim, një shumicë e tillë mund të jetë problematike, por qytetarët na dhanë një mandat të qartë për të përmbushur objektivat madhore si integrimi në Bashkimin Evropian”.

Ardit Bido deputet Integrimi PS qytetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.