Për herë të parë blloku i madh i qendrës nuk do të ketë maxhorancën. Zgjedhjet për Parlamentin Europian rritën numrin e nacionalistëve, të gjelbërve dhe liberalëve.
BBC trhotë se këto zgjedhje e bënë BE më të fragmentarizuar, kështu që gjetja e konsensusit mund të jetë më e vështirë se në të shkuarët. Bisedimet në mbrëmjen e të martës, mund të mos sjellin ndonjë listë kandidatësh.
Kush do të marrë postet më të lakmuara?
Zyrtarët kryesorë të BE që do të zëvendësohen më vonë gjatë vitit janë Presidenti i KiE-së, Donald Tusk, ai i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.
Pas negociatave të gjata, zyrtarët e rinj kryesor do të marrin postet e tyre më 1 nëntor, përveç shefit të Këshillit të Europës, i cili do të nisë punën më 1 dhjetor.
Kreu i shtetit francez këmbëngul që procesi të mos jetë automatik. Merkel, nga ana tjetër, e bëri të qartë se Gjermania vazhdon të favorizojë zgjedhjen e kandidatit kryesor nga partia fituese e zgjedhjeve të së dielës.
Krerët e bllokut europian pritet të mblidhen në Bruksel për të folur mbi votimet në të gjithë BE-në, por edhe për caktimin e drejtuesve të rinj të institucioneve të Bashkimit Europian.
Kancelarja gjermane këmbëngul që krerët e BE-së t’i marrin këto vendime sa më shpejt.

