Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Grida Duma denoncon dhënien e tenderave pa garë: Skandaloze, Rama i jep për klientë sekret shtetëror

15:16 / May 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grida Duma 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, demokratja Grida Duma ka denoncuar qeverinë ‘Rama”, ndërsa është shprehur se kjo qeveri është më e korruptuar.

“Në ditët e fundit të saj qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë. Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri. Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta por dhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët janë konsideruar sekret shtetëror”, u shpreh Duma.

Më tej ajo ka shtuar se “BIRN ka zbuluar se kur erdhi në pushtet qeveria e Ramës ka klasifikuar si sekret shtetëror plot 216 tendera me vlerë qindra miliona euro. Fare pak prej tyre janë të tillë dhe mund të klasifikohen si sekret, kështu për shembull mund të ishin ato të Shërbimit Informativ apo Prokurorisë”.

“Pjesë e klasifikimit të kontratave publike si sekret është dhe ARRSH i cili refuzon të japë të dhëna. E njëjta agjenci që miratoi projektin e unazës së re ku një kilometë kushton 20 mln euro. Është skandaloze që tenderët për rrugën, mirëmbajtjen klasifikohen sekret shtetërorë, fsheh abuzimet.
Klasifikimi si sekret shtetëror i qindra kontratave publike është cenim i hapur i konkurrencës. Është vjedhje, është korrupsion. Kjo është arsyeja pse Rama hesht.
Kush ka vjedhur të jetë i sigurt se do mbajë përgjegjësi penale”, u shpreh ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 2026

Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

23:01 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.