Enca Haxhia cilësohet një ndër këngëtaret më të përfolura në showbizin shqiptar, dhe lë mënjanë modestinë kur flet për karrierën e saj.
Këtë e ka treguar së fundmi në një postim në Instastory ku shkruan se po të mos ishte për këngët që ajo bën, industria e muzikës do të ishte e mërzitshme.
“Sinqerisht, falenderoni Zotin për mua përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme si dreqi! Kam bërë pop, reggaeton, rep, baladë, tallava të gjitha në një vit. Përmendni një tjetër artist, po ju pres!”- shkruan këngëtarja duke thumbuar keq kolegët e saj.

