Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bashkëpunimi me IFC për Parqet Eco Industriale në Shqipëri, Gonxhja: Kombinati në Tiranë do të jetë një nga pikat kryesore

15:36 / May 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
499243159 1261517112640497 8714465522094252691 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit këtë të enjte nënshkruajti marrëveshjen e bashkëpunimit me IFC për Parqet Eco Industriale në Shqipëri, për të cilën thotë se është një angazhim konkret për një të ardhme ku rritja ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit ecin paralelisht. ”Kombinati në Tiranë do të jetë një nga pikat kryesore ku do të përqendrohet ky model i ri zhvillimi, një hapësirë me potencial të madh për t’u kthyer në një park eko-industrial që do të kombinojë teknologjinë e gjelbër me ndërlidhjen efikase të bizneseve dhe inovacionit”,-shkruan Gonxhja.

Postimi i plotë

Një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit industrial të qëndrueshëm dhe modernizimit ekonomik të Shqipërisë. Nënshkruam sot Marrëveshjen e bashkëpunimit me IFC për Parqet Eco Industriale në Shqipëri, një angazhim konkret për një të ardhme ku rritja ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit ecin paralelisht.

Përmes konceptit të Parqeve Eko-Industriale, Shqipëria pozicionohet strategjikisht në zemër të tranzicionit të gjelbër dhe në përputhje me standardet e kapitullit 20, duke mbështetur politikat industriale dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Si dikur Ruhri në Gjermani, ne kemi mundësinë të transformojmë zona si Uzina Metalurgjike në Elbasan në qendra të inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kombinati në Tiranë do të jetë një nga pikat kryesore ku do të përqendrohet ky model i ri zhvillimi, një hapësirë me potencial të madh për t’u kthyer në një park eko-industrial që do të kombinojë teknologjinë e gjelbër me ndërlidhjen efikase të bizneseve dhe inovacionit.

Me mbështetjen e 🇪🇺Bashkimit Europian dhe partneritetin me IFC, synojmë të ndërtojmë korniza më të forta ligjore, të rrisim kapacitetet institucionale dhe të nxisim investimet private në teknologji të qëndrueshme. Kjo është rruga për ta kthyer industrinë shqiptare në një histori suksesi të tranzicionit të gjelbër në rajon.

Blendi Gonxhja Eco IFC Kombinat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.