Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Amerikë, vlerëson kontributin e diasporës shqiptare ndër breza

17:43 / May 23, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c725241d a47f 4f7d 93ad 1aa91960889a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dejton (Dayton). Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” organizoi një ceremoni të posaçme me nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”. Gjatë fjalës në këtë takim, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare që nga fundi i shekullit XIX në jetën publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe veprimtarinë ndër breza për ruajtjen e identitet shqiptar.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje rrugëtimin e diasporës duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve të cilët i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Amerikës. Gjithashtu, Presidenti vlerësoi edhe iniciativat e shqiptarëve për ngritjen e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit me synim integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin kombëtar.

“Falë vlerave dhe standardeve demokratike të vendit që ju keni zgjedhur si atdhe të dytë, në këtë vend kampion të demokracisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, shqiptarët e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman ndërtuan objektet e tyre shqipfolëse të kultit, të cilat u bënë qendra jo vetëm fetare, por edhe kulturore e arsimore”. Veç vlerësimit të diasporës së hershme, Presidenti Begaj theksoi dhe kontributin e shqiptarëve që emigruan më vonë, pas rënies së regjimit komunist, të cilët, sipas tij, i dhanë një hov të ri komunitetit shqiptar duke rritur numrin e organizatave, shkollave shqipe dhe bizneseve.

Siç theksoi Presidenti Begaj, përballë sfidave ata kanë bërë përpjekje për ngritjen e qendrave shumëdimensionale për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor: “Pikërisht në këtë shtet, në këtë mjedis multikulturor, shkolla “Bijtë e Shqipes” ndihmon në parandalimin e asimilimit të plotë të brezave të rinj, duke mbajtur gjallë elementet shqiptare në jetën tuaj të përditshme. Unë jam i ndërgjegjshëm se sfidat tuaja për të mbajtur hapur e funksionuar shkolla shqipe janë të shumta. Ato lidhen me sigurimin e fondeve të mjaftueshme e të domosdoshme, me konkurrencën me sistemin shkollor amerikan, me vështirësitë në sigurimin e mësuesve të kualifikuar dhe materialeve mësimore cilësore në gjuhën shqipe, apo dhe me motivimin e prindërve dhe nxënësve për të vijuar mësimin në mënyrë të rregullt”.

Presidenti i Republikës u zotua se do bëjë gjithçka në mbështetje të këtij misioni fisnik. Gjatë qëndrimit në Filadelfia (Philadelphia), Presidenti i Republikës vizitoi edhe Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit, një nga kishat më të hershme ortodokse shqiptare në SHBA, si dhe shtypshkronjën e parë shqiptare, që administrohet nga gratë sipërmarrëse.

a709098d af14 4298 a359 7b790fd700ff
567944a5 4574 474b 86cb ee79ba7a9276
c725241d a47f 4f7d 93ad 1aa91960889a
83311d59 521c 493d 8532 e00a10b43a88
27cfbf98 2693 4ec4 b8b7 d3be43fb384a
1911b1de 5186 4fa5 bcb4 4ca9b44d661e
4fbec93e e02f 4909 854f 1f3cc56e8276

bajram begaj shqiptarë USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.