Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryebashkiaku Llatja: Përfundon rikonstruksioni i rrugës së Isakëve në Labinot-Fushë

14:28 / May 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1llatja2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor ka përfunduar në njësinë administrative Labinot-Fushë, me rikonstruksionin e rrugës së Isakëve.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputetin e Partisë Socialiste, Adi Qose, inspektuan nga afër punimet e përfunduara. Gjatë vizitës, kryebashkiaku Llatja theksoi rëndësinë e këtij investimi si pjesë e një plani më të gjerë që po zbatohet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

“Jemi në rrugën e Isakëve në fshatin Labinot-Fushë, një zonë që ka pasur problematika të theksuara infrastrukturore. Po punohet intensivisht, jo vetëm në këtë rrugë, por paralelisht edhe në segmentin e ri të Korridorit të 8-të. Ndërkohë, brenda fshatit po ndërhyhet aty ku nevoja është më imediate”, u shpreh Llatja.

Përveç sistemimeve dhe asfaltimit, bashkia Elbasan ka nisur edhe punimet për përmirësimin e rrjetit të vaditjes, një tjetër nevojë jetike për komunitetin bujqësor të zonës. “Po bëhemi gati edhe për vaditjen, pasi gjatë sezonit të verës kjo është një nga sfidat kryesore”, shtoi Llatja.

Deputeti Qose nënvizoi se investimet infrastrukturore në këtë zonë kanë ndikim të gjerë. “Rruga e Korridorit të 8-të nuk i shërben vetëm Elbasanit, por të gjithë Shqipërisë. Këto ndërhyrje janë të domosdoshme dhe ndihmojnë ndjeshëm komunitetin lokal”, theksoi Qose.

Projekti i rrugës së Isakëve përbën vetëm një pjesë të punëve që janë duke u zhvilluar në të gjithë territorin e bashkisë, ku po investohet në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Labinot-Fushe llatja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.