Mbi 200 mijë persona ishin të pranishëm përgjatë shëtitores buzë detit në Napoli. Ata përshëndetën 2 autobusët e hapur ku ishin futbollistët, stafi teknik dhe punojës të tjerë të klubit kampion të Italisë.
Entuziazmi shoqëroi këtë parakalim për titullin e katërt në historinë e klubit ku nuk munguan flakadanët ngjyrë të kaltër. Kjo festë me tifozët u zhvillua kur në media përflitet se Antonio Conte pritet të mos jetë trajner nga sezoni i ardhshëm.

Paradën me trofeun u bë edhe në Angli. Tifozët e Liverpool festuan titullin kampion të fituar, që në 2020 nuk mundën ta bënin për shkak të masave anti-covid. Turma të mëdha tifozësh ishin përgjatë të gjithë rrugëtimit të ekipit.
Në autobusët ku ndodheshin lojtarët dhe stafi shkruhej: “I joni përsëri”. Liverpool i drejtuar nga Arne Slot ndali serinë e fitoreve të Manchester City, ndërsa këtë sezon si kundërshtar më të fortë pati Arsenal. Për Liverpool ky është trofeu i 20 në Premier League, po aq sa ka Manchester United.
