Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lapaj kërkon rinumërim të votave në dy qarqe: PS na ka marrë dy mandate

17:42 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1748357645xscreenshot 52 915
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Partisë Demokratike, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj kërkon që të rinumërohen votat e qarkut të Vlorës dhe Fierit. Lapaj pretendon se pas shqyrtimit të pamjeve nga qendrat e numërimit dhe shqyrtimit të procesverbaleve nga KZAZ-të, rezulton se koalicionit “Nisma-Shqipëria-Bëhet” i është marrë nga një mandat në Vlorë dhe Fier prej Partisë Socialiste. ”Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar. Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën të plota në dispozicion dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse”, shkruan Lapaj.

Postimi i plotë

QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR

Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën në dispozicion (Zaz 59 në Fier ende nuk na është dhënë) dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse.

Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga Ps me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim. Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës. Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në Kqz. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht.

Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal:

ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;
ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.
ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.
ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu.
ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.
ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme.

Fier lapaj mandate PS Vlore zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.