Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

AKU përgënjeshtron lajmet: Filetot me salmonelë nuk kanë hyrë në treg, janë asgjësuar

21:18 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fileto
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lajmit të publikuar në disa media se në treg kanë qarkulluar 4 ton fileto derri të kontaminuara me salmonelë, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Në një deklaratë zyrtare, AKU e cilëson lajmin të pavërtetë dhe thotës se sasia prej 4516.75 kg mish derri e importuar nga Brazili është bllokuar që në janar pas rezultatit të analizave.

Sipas institucionit, mishi ka qëndruar i bllokuar në magazinë deri më 16 prill, kur është bërë kërkesa për asgjësim.

Nga ana tjetër AKU thotë se procesi është ndjekur nga të gjitha autoritetet përkatëse dhe asnjë sasi nuk ka hyrë në treg.

Njoftimi i AKU-së:

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta në media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore. AKU sqaron opinionin publik se sasia prej 4516,75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili është bllokuar më 28.01.2025, pasi analizat treguan prani të salmonella spp. Mishi ka qëndruar i bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16.04.2025, kur është kërkuar asgjësimi nga autoritetet kompetente. Sasia është asgjësuar në prani të përfaqësuesve të institucioneve përkatëse. AKU siguron konsumatorët për angazhimin maksimal në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.”

AKU filetot Lajmet pergenjeshtron salmonele treg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.