Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Një tjetër xhevahir për qytetin”, Veliaj: Sarajet e Toptanëve, së shpejti muzeu etnografik i Tiranës

17:55 / May 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
500743410 1243590760469422 2966484252357182259 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do t’i rikthehet publikut e transformuar në një muze. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndau në një postim në rrjete sociale historinë e shpëtimit të kësaj godine historike nga një zjarr i qëllimshëm katër vite më parë dhe rrugëtimin që nisi më pas për ta kthyer në një Muze Etnografik, si pasqyrë e trashëgimisë tiranase.

Postimi i plotë

4 vite më parë, një person u fut nga dera e pasme e godinës së Sarajeve të Toptanëve dhe hodhi një shishe me benzinë brenda saj, me qëllimin për ta djegur. Për fat, një koleg i Policisë Bashkiake e raportoi menjëherë aktin dhe në pak minuta zjarrfikësja e Tiranës e shuajti zjarrin e asaj që mund të kishte patur fatin e shkollës ‘Kosova’.

Atë natë vendosëm se kjo godinë ikonike në zemër të qytetit tonë, e cila mbart një vlerë të jashtëzakonshme të traditës dhe kulturës sonë, duhej marrë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, për t’ia rikthyer publikut të transformuar, e hapur për t’u vizituar nga të gjithë. Nisëm menjëherë punën për shpronësimin e saj dhe ia dolëm ta kryejmë në pak kohë.

Më pas, i erdhi radha realizimit të projektit të asaj që do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës – një tjetër xhevahir për qytetin, e frymëzuar nga tradita e Tiranës, si dëshmi e trashëgimisë kulturore. Mezi pres që Muzeu Etnografik i Tiranës të shndërrohet së shpejti në portën e njohjes me traditat dhe kulturën tiranase për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë.

Erion Veliaj muzeu etnografik Toptanëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.