Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Gonxhja në Berlin: Ekonomia kreative mund të gjenerojë deri në 700 milionë euro vlerë të shtuar

19:33 / May 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
501057018 1266600625465479 6389110348476570898 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë Kreative, që u mbajt në Kotor, të Malit të Zi, ku u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative. Gonxhja theksoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet pozitive në sipërmarrjet e reja, ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji. “Ekonomia kreative s’është më alternativë, por një motor zhvillimi që mund të gjenerojë deri në 700 milionë euro vlerë të shtuar në ekonomi dhe mbi 70 mijë vende pune në Shqipëri”, tha ai.

Postimi i plotë

Në Takimin Ministerial të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë Kreative, në Kotor-Mali i Zi, u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative, në drejtimin e të Ngarkuarës Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Zyrës Qendrore të British Council, në prezencë të përfaqësuesve të Bankës Botërore, institucioneve dhe organizatave partnere.

Theksuam progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet pozitive në sipërmarrjet e reja, ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji.

Ekonomia kreative s’është më alternativë, por një motor zhvillimi që mund të gjenerojë deri në 700 milionë euro vlerë të shtuar në ekonomi dhe mbi 70 mijë vende pune në Shqipëri! Raundi i parë i fondeve nis menjëherë, ndërsa i dyti zyrtarizohet në tetor në Londër.

Shqipëria po afirmohet si një aktor me dinjitet në hartën kulturore dhe ekonomike të Evropës, ku ngritja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u çmua si një shembull domethënës i qeverisjes në përputhje me agjendën globale të zhvillimit ekonomik të qendrueshëm e inovativ.

700 milionë euro Berlin Blendi Gonxhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.