Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD ankimon rezultatin edhe në qarkun Tiranë: Na mbyllën TikTok-un para zgjedhjeve

16:41 / May 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD TikTok1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS edhe certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun Tiranë, ku humbi katër deputetë në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Sipas demokratëve, administrata publike dhe strukturat shtetërore janë përdorur masivisht në dhënien e bonuseve apo avantazheve në natyrë ndaj shtresave të ndryshme sociale, në funksion të interesave elektorale të Partisë Socialiste në pushtet prej 12 vitesh tashmë.

”Këto institucione, sipas Kushtetutës dhe ligjit, duhet të ruajnë neutralitetin politik, përfshirë shpesh herë administratën e bashkive, agjencitë shtetërore, entet publike dhe ndërmarrjet janë vënë në mënyrë të hapur në shërbim të partisë në pushtet. Praktikisht, thuajse të gjitha bashkitë e Qarkut drejtohen nga PS, dhe këto të fundit, së bashku me kryetarët e tyre dhe administratat përkatëse, janë angazhuar gjatë gjithë periudhës parazgjedhore dhe asaj zgjedhore në mbështetje të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë.

Veprimtaria e strukturave publike në fakt, nisi herët këtë vit, që në muajin janar, nën thirrjen për regjistrimin e emigrantëve, në “fushatën për regjistrimin e Diasporës” që filloi më 11 janar 2025 me hapjen e PER nga QKZ. Jo se nuk kishte aktivitet edhe përpara kësaj date, por me 11 janarin kulmoi edhe puna në terren dhe jashtë vendit të tyre. Kjo përfshiu organizimin e takimeve intensive jo vetëm brenda vendit, por edhe në Itali, Greqi, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Belgjikë, Kanada, por edhe në vende të tjera ku jetojnë emigrantë shqiptarë”,-pretendon PD.

Raporti i monitorimit 30 ditor nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i miratuar edhe nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, tregoi se Sali Berisha dominoi hapësirën televizive gjatë fushatës, demokratët pretedojnë se aksesi i opozitës në media ka qenë i kufizuar. Për më tepër, shkak të qenësishëm të rrënimit elektoral, Partia Demokratike quan edhe mbylljen e TikTok para zgjedhjeve.

11 maj PD TiKTok zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.