Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidatët e PD në Tiranë kërkojnë rinumërim të votave

12:15 / May 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled design 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatët e Partisë Demokratike në Tiranë dyshojnë në manipulimet që kanë bërë numëruesit e tyre gjatë procesit të numërim të votave në Tiranë.

Tre prej kandidatëve të listës së hapur i janë drejtuar KAS-it me kërkesë zyrtare për të bërë rinumërimin.

Ilir Alimehmeti shprehet se përqindja e votave të kaluar në favor të kandidatëve të tjerë është 5%, ndërkohë që diferenca mes votave të tij dhe Jorida Tabakut është 1.2%.

Dyshime për manipulim të procesit kanë edhe Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha.

Kërkesat e kandidatëve të PD:

Ilir Alimehmeti: Duke u bazuar në këqyrjet e deritanishme rezulton se me një parregullsi në masën rreth 5% të votave të miratuara të konstatuara nga ana ime, duke pasur parasysh faktin që subjekti ynë PD-ASHM ka 164.316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet që diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet i ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të gjitha votave të subjektit.

Mimoza Hajdarmataj: Kam marrë 5233 vota si kandidat në listën e hapur. Gjatë procesit të verifikimit nga ana ime, kam vërejtur disa parregullsi, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë tejet të ndjeshme, përsa i përket renditjes sime në tabelën e kandidatëve. Duke u bazuar në këqyrjet e deritanishme rezulton një parregullsi në masën mbi 1000 vota në të paktën 6 KZAZ.

Lisandër Hoxha: Kërkoj rinumërimin dhe rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve. Kjo nisur nga konstatimi në videot e marra, jo të plota, nga ana e KQZ, të procesit të numërimit të votave të zgjedhësve. Konkretisht në KZAZ 28, kutia 1565, konstatoj se disa vota preferenciale të miat, janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër. Sipas informacioneve, ky fenomen ka ndodhur edhe në KZAZ të tjera, duke tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve.

kandidate PD rinumerim Tirane vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.