Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e dhjetëra personave të akuzuar për korrupsion, përfshirë anëtarë të partive opozitare, në Stamboll dhe Adana. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Stamboll ka lëshuar urdhër ndalimi për 47 persona dhe ka arrestuar 30 prej tyre, ndër ta edhe kryebashkiakë lokalë dhe zyrtarë të lartë të qytetit.
Kjo është vala e pestë e arrestimeve që nga marsi, kur u burgos kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga rivalët kryesorë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Qeveria turke ka mohuar çdo përfshirje politike, duke këmbëngulur se drejtësia në vend është e pavarur.
Në katër valët e para janë arrestuar 110 persona. Operacioni i pestë përfshiu katër aksione të ndara në Stamboll dhe Adana, ku u arrestuan anëtarë të CHP-së dhe zyrtarë të bashkive.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Amnesty International janë shprehur të shqetësuar për këto zhvillime, duke i cilësuar si veprime “drakoniane” dhe kërcënime serioze ndaj demokracisë
