Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Noka: Ja kush ishte personi që u konfliktova në Vorë. I akuzuar për vrasje, me kobure me vete

21:16 / May 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1748718048xscreenshot 28 936
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamur Noka u bë protagonist në ditët e zgjedhjeve të 11 majit, për shkak të një debati të ashpër me disa persona në Vorë, të cilët sipas tij, po manipulonin procesin zgjedhor.

“Vajta në Vorë sepse u informova nga njerëzit tanë atje që, dy persona, njëri prej të cilëve me bexhën e vëzhguesit të KQZ, po votonte rregullisht për çdo qytetar, i shoqëronte dhe votonte për ta. Pra praktikisht po kontrollohej gjithë votimi. Shkoj atje dhe iu kërkoj që të dalin. E njoftova, kam bërë bisedë me policinë. Por çfarë ndodhi? Unë shkoj atje për t’u kërkuar një banditi, një njeriu me precedent penal, për plagosje të rëndë, për armëmbajtje pa leje, i dyshuar për trafiqe droge, i dyshuar edhe për vrasje, ky njeri kriminel, anëtar i një grupi kriminal, të Xhabaftëve atje, nipi i kapos së grupit, ky kishte bexhën e një drejtori të Bashkisë dhe hynte si vëzhgues i KQZ”, tha Noka në “A2cnn”.

“Unë në jetën time as kam takuar dhe as takoj sërën e tyre. Unë jam kategoria që neveris këtë lloj kategorie. Dhe shkoj i kërkoj të dalin përjashta. Më thotë që jam përfaqësues i KQZ, ndërkohë që unë e dija që është bandit. Pas shumë këmbënguljesh unë arrita ta nxjerr në oborr të shkollës, që të mos rrinin aty. Policia, që kisha thirrur, jo vetëm që nuk erdhi, më procedon penalisht mua dhe jo banditin. Ja pra, këto janë presioni dhe intimidimi i kandidatëve, kushtet e pabarabarta. Unë duhet të shkoja në Vorë e të gjeja aty Blend Gonxhen, por aty gjeta Blend Xhabaftin. Duhet të gjeja anëtarët e PS, por gjeta bandën e Xhabaftëve, asnjë socialist gjëkundi. Pra çfarë është kjo? Janë zgjedhje apo është farsë?”.

akuza Flamur Noka i forte zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.