Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Qipro: Koha për të intensifikuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik

14:43 / June 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 06 02 at 13.58.22 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit qipriot. Në takimin me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, Ministri Hasani theksoi se të dy vendet vlerësojnë marrëdhëniet miqësore dhe të konsoliduara mes tyre. ”Është koha për t’i dhënë një shtysë të re dialogut politik ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros, dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha si turizmi, energjia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, arsimi, farmaceutika dhe ndërtimi”,-deklaroi ai.

Ministri Hasani u prit gjithashtu nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Qipros, Costantinos Kombos. Ata patën një diskutim të thelluar mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë. ”Shqipëria e konsideron Qipron një partner të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Presim me interes bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së në vitin 2026”,-shtoi ai.

Të dy ministrat shprehën interes për krijimin e një linje ajrore direkte mes dy vendeve, që do të nxisë ndjeshëm shkëmbimet turistike dhe lidhjet mes qytetarëve. U nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademive Diplomatike të të dy vendeve për bashkëpunim në trajnimin diplomatik, me qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe shkëmbimin institucional midis shërbimeve diplomatike.

Gjatë vizitës në Qipro, ministri Hasani u takua gjithashtu me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriu; si dhe zëvendësministren e Jashtme, Marilena Raouna e cila do të drejtojë përgatitjet teknike për Presidencën e Qipros në BE në vitin 2026. Diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

WhatsApp Image 2025 06 02 at 13.58.23 2
WhatsApp Image 2025 06 02 at 13.58.23 1
WhatsApp Image 2025 06 02 at 13.58.22 2
WhatsApp Image 2025 06 02 at 13.58.23
WhatsApp Image 2025 06 02 at 13.58.22 1
WhatsApp Image 2025 06 02 at 13.58.22

igli hasani qipro takime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.